Sunday, October 13, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREDeta Kokomani shkëlqen në ”Milano Fashion Week”

Deta Kokomani shkëlqen në ”Milano Fashion Week”

E bukura e Shqipërisë, Deta Kokomani, ”Miss Universe Albania 2022”, ka marrë shkëlqyer me pjesëmarrjen e saj në ”Milano Fashion Week” dhe kjo në sfilatën e modës ”Versace”, vjeshtë dimër 2024-2025. E kuruar në çdo detaj me veshje nga vetë marka ”Versace” dhe me aksesorë të së njëjtës markë, Deta Kokomani ka tërhequr vëmendjen.

E veshur me një fustan të zi (një ngjyrë që nuk zhgënjen kurrë), Deta një nga më të bukurat e Shqipërisë, shkëlqeu me paraqitjen e saj elegante dhe format e pameta. Ajo zgjodhi një grim të pastër por njëkohësisht glamour teksa e plotësoi look-un me një varse dhe vëth nga Versace.

Kryeqyteti i modës mirëpriti yje nga e gjithë bota, ndërsa supermodele si Gigi Hadid shkëlqyen në pasarelë. Donatella Versace sjell një modë të re me tipare rebele dhe e vendos edhe një herë tjetër feminitetin në qendër.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME