Saturday, December 7, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeEKONOMIShefi i kompanisë Ryanair: Do rrisim çmimet e biletave, nuk kemi avionë!

Shefi i kompanisë Ryanair: Do rrisim çmimet e biletave, nuk kemi avionë!

Shefi i kompanisë Ryanair ka thënë se pushuesit do të përballen me çmime më të larta këtë verë, për shkak se vonesave në sigurim të aeroplanëve të ri Boeing.

Shefi ekzekutiv i kompanisë, Michael O’Leary, ka thënë se vonesat në sigurim të aeroplanëve do të rrisin presionin sa i përket kapacitetit të pasagjerëve.

Ai ka thënë se si rezultat, çmimet e biletave të Ryanair-it mund të jenë 10 për qind më të shtrenjta këtë verë.

O’Leary ka thënë se Ryanair shpreson që të sigurojë kompensim, mirëpo është i fokusuar në sigurim të aeroplanëve.

Ai ka thënë se kompania ka pritur që t’i sigurojë 57 aeroplanë Boeing 737 Max 8200 deri në mars, mirëpo kompania beson se vetëm 40-45 do të mund të arrijnë në kohë deri në sezonin e verës.

Boeing ka qenë duke u përballur me kritika prej kur ka ndodhur një incident në janar, kur një prej aeroplanëve të tij ka pasur probleme gjatë një fluturimi me pasagjerë.

Incidenti nuk ka rezultuar me lëndime serioze të pasagjerëve, por ka nxitur ulje emergjente.

Qysh atëherë janë rritur dilemat për kualitetin e aeroplanëve të rinj Beoing, duke nxitur ngadalësim në prodhim.

O’Leary ka thënë se edhe disa kompani tjera po përballen me probleme për shkak të vonesave të njëjta dhe çmimet do të rriten edhe te ato.

Parashikimet fillestare të Ryanair-it për këtë vit, deri në mars të vitit 2025, kanë qenë për bartje të 205 milionë pasagjerëve, rreth 183.5 milionë më shumë sesa në 12 muajt paraprakë./Europa e Lirë/

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME