Tuesday, April 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORESuper Dybala rrëzon Torinon, trigolëshi afron Romën me Champions

Super Dybala rrëzon Torinon, trigolëshi afron Romën me Champions

Roma mposhti 3-2 Torinon në ndeshjen e javës së 26 të Serie A. Verdhekuqtë arritën fitoren e pestë në gjashtë ndeshjet e fundit dhe ngushtojnë diferencën me vendin e pestë të zënë nga Atalanta, duke vazhduar kërkimin për një vend në Champions League. Protagonist absolut i mbrëmjes ishte Paulo Dybala. Argjentinasi fillimisht zhbllokoi ndeshjen me penallti (42′), më pas iu kundërpërgjigj golit të barazimit të Duvan Zapata (44′) me dy gola të shkëlqyer në pjesën e dytë (58′ dhe 69′). Autogoli i Huijsen në fund nuk e ndryshoi përmbajtjen. Trigolëshi i parë me verdhekuqtë për argjentinasin dhe Olimpico në delir për djemtë e De Rossit.

DYBALA, PËRTEJ SKEMAVE TË SPIUNUARA

Shkon kot misioni i spiunimit të kërkuar nga Juric për ndihmësin e tij Orecchio. Në Olimpico skemat i theu Dybala, me tre gola që lejuan Romën të mposhtë Torinon 3-2. De Rossi ngjitet në -2 nga Atalanta e -4 nga Bologna, e i gëzohet kampionit të tij që shënoi një super tripletë. Toro luajti një pjesë të parë më të mirë, por më pas duhet të përkulej para magjisë së individit. Atij Paolo Dybala që bëri të dorëzohej një Torino kurajoze, që provoi të merrte rezultat në Romë, por nuk i kishte bërë llogaritë me argjentinasin.

Shtylla e Kristensen në fillim, pastaj Roma kaloi në avantazh në minutën e 42′. Sazonov pengoi Azmoun dhe Sachi akordoi një penallti që Dybala e shndërroi në gol duke mposhtur Milinkovic. Torino barazoi me një goditje me kokë të sulmuesit Zapata dy minuta më vonë. Në pjesën e dytë pastaj argjentinasi mori skenën. Një e majtë nga 25 metra shkoi në këndin e poshtëm duke thyer portierin serb, e pastaj sërish me të majtën befasoi Milinkovic, pas një shkëmbimi me Lukakun. Në fund Ricci shkurtoi diferencën, por nuk mjaftoi për të ndaluar Romën.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME