Korçë – Ngjarje e rënd në orçë mbrëmjen e sotmr. Xhelozia dhe konflikti për pronën kanë qënë motivii kësaj ngjarje të rëndë Ilia Lluka është autori i cili ka shkuar në lokalin ku ka qënë duke pirë kafenë Emiljano Pine ku e ka thirrur e më pas e ka qëlluar katër herl me armë zjarri .
Burime nga vendi i ngjarjes pohuan se Emiljano Pine ka gjetur vdekjen gjatë rrugës për spital ndërkohë që aujtori më pas ka vrar veten.
Por si ka ndodhur ngjarja?
Babai i autorit Ilia Lluka bashkëjetonte me nënën e Emiljano Pine. Babai i autorit deshironte që shtëpinë e tij tja linte trashëgim djalit të bashkëjetueses Emiljano Pine. Gjatë mbrëmjes së sotme Ilo Lluka ka shkuar në lokalin ku po pinte kafen Emiliano e ka thirrur atë jashtë dhe e ka qëlluar me 4 plumba. Më pas ka qëlluar dhe veten.
Lart, vitima Emiljano Pine , ndërsa posht autori Ilia Lluka
Korçë/Informacion shtesë
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme, në lagjen nr. 18, Korçë, ju informojmë se grupi hetimor pas veprimeve të kryera me qëllim zbardhjen e rrethanave të saj, ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, që qëlloi me armë zjarri 40-vjeçarin E. P., i cili humbi jetën dhe më pas vrau edhe veten me armën e krimit.
Konkretisht autori është shtetasi I. Ll., 61 vjeç, banues në Korçë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, vijon veprimet për zbardhjen e motiveve dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje.