Saturday, May 11, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETVrasje në Korçë, autori pasi kreu vrasjen vetëvritet

Vrasje në Korçë, autori pasi kreu vrasjen vetëvritet

Korçë – Vrasje ka ndodhur disa minuta më parë në qytetin e Korçës. Bëhet me dije se një person ka qëlluar me armë zjarri një 40 vjeçar i cili ka gjetur vdekjen gjat rrugës për spital, më pas dyshohet se autori i vrasjes është vetvrarë.

Policia

Më datë 28.02.2024, rreth orës 20:25, në lagjen nr. 18, Korçë, rruga “Koço Golniku”, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Emiliano Pine, rreth 40 vjeç, banues në Korçë, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës.

Autori i dyshuar i krimit, pasi ka qëlluar 40-vjeçarin, dyshohet se është vetëvrarë me armën e krimit.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës armën e krimit, gëzhojat. Gjithashtu janë administruar dhe po këqyren pamjet filmike nga kamerat e sigurisë.

Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorit të ngjarjes .

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME