Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETStudenti shqiptar në Britani i numëron krimet në Kosovë ish-ministrit serb 

Studenti shqiptar në Britani i numëron krimet në Kosovë ish-ministrit serb 

Ish-ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç përballur me nje situatë aspak të këndshmë gjatë një takimi me situdentë të Cambridge. Jeremiç ishte i ftuar të flasë në Dhomën e Debatit të Cambridge Union dhe u përball me disa fakte të cilat asnjë serb ndërvite nuk i ka pranuar dhe bëhet fjalë për masakrat e kryera në Kosovë. Studenti shqiptar nga Kosova, Leart Ajvazaj mori fjalën për ti drejtuar ish-ministrit një pyetje por e cila më pas u shndërrua në një fjalim ku u përshkruan shkurtimisht tmerret që kanë përjetuar shqiptarët e Kosovës para 25 vitesh.

Ajvazaj i vuri në dukje Jeremiçit se Serbia e sotme nuk dallon nga Serbia e Millosheviçit dhe se të njëjtën narrativë e vazhdon edhe ish-ministri i Propagandës, presidenti i sotëm Vuçiç.
Studenti shqiptar gjatë fjalës së tij përmendi viktimat e vrara në Kosovë të cilët u varrosën në një varr masiv në Batajnicë ndërsa pyeti Jeremiçin se si i përgjigjet këtyre fakteve. Ai më tej gjatë fjalës së tij u shpreh se ndër të prekurit nga masakrat dhe dëbimet ishte edhe familja e tij ndërsa toni i tij sa vinte e rritej duke “kërkuar llogari” në një farë mënyre ndaj Jeremiçit.

“Në këtë muaj shënohet 25 vjetori që kur 45 shqiptarë janë marrë nga shtëpitë e tyre në fshatin e vogël të Reçakut dhe janë vrarë nga trupat serbe. Në Serbi kjo sot konsiderohet teori konspirative dhe ky është qëndrimi i shtetit serb – i njëjti shtet në të cilin keni shërbyer. I njëjti shtet që ka vrarë 13 mijë civilë në vitet 98/99, përdhunoi mijëra gra dhe me forcë zhvendosi një milion shqiptarë jashtë shtëpive të tyre, përfshirë edhe familjen time.

Unë s’kam dëgjuar asnjë falje nga shteti serb, ju s’e keni përmendur këtë gjatë kohës sa keni shërbyer si ministër i jashtëm dhe ju flisni për Millosheviçin, si një përvijues i madh, oh ai ishte diktator i çmendur, ai ishte Sadami ynë. Tani nuk kemi diçka të tillë. Epo, kjo qartësisht s’është e vërtetë. Nëse shikoni Serbinë më parë Millosheviçit për aq sa Kosova ka qenë e okupuar nga Serbia, këto plane të shfarosjes së shqiptarëve kanë ekzistuar.

Lexo Çubriloviq, lexo Andriçin dhe nëse e shikon Serbinë që nga Millosheviçi, që kur ai vrau veten e tij… ju keni pasur lloj-lloj nacionalistësh në modë që thonë se ‘ne nuk e duam Millosheviçin’, por nxjerrin budallallëqe për Kosovën dhe më pas keni njerëz si ai që ka drejtuar qeverinë në 10 vitet e fundit, i cili fjalë për fjalë është dishepull i Millosheviqit, ai që ka qenë ministër i propagandës në qeverinë e Millosheviqit. Më falni, por kjo është thjesht qesharake”, tha Ajvazaj ndërsa pyeti Jeremiçin se si përballet me këto fakte.

Jeremiç iu shmang pyetjes duke tentuar që të shprehë pikëpamjen e tij për paqen dhe të vërtetën. Ai përmendi edhe “shitjen e organeve” si e “vërteta tjetër”, por edhe këtu i ndërhyri Ajvazaj, duke i kujtuar se nuk ka prova për këtë.

“Unë personalisht mendoj që krimet e kryera në Ballkan në të 90-at janë të tmerrshme dhe s’duhen të mbrohen në asnjë mënyrë. Por, ato nuk janë kryer ekskluzivisht nga njëra palë dhe e vërteta është shumë ndryshe kur shikohet konteksti i dikujt që ka pasë familjen të rrëmbyer, të vrarë, të dërguar në varrin masiv në Batajnicë ose familja e dikujt e cila është rrëmbyer dhe më pas i janë nxjerrë organet dhe janë shitur në tregun e zi e që ka ndodhur te një numër…”.

“Më fal, s’ka prova…është bërë një raport që ka çuar në një gjykatë speciale dhe kjo gjykatë nuk ka prova që ka ndodhur diçka e tillë, prandaj kjo është vetëm propagandë”, tha Ajvazaj.

“Më lejoni që të mos pajtohem me ty sepse mënyra se si e kuptoj të vërtetën nuk është ky rasti. Na duhet ta kuptojmë versionin e të vërtetës së njerëzve të tjerë nëse ne duam vërtet paqe”.

Jeremiç vazhdoi duke thënë se Kosova për serbët është vendlindje e serbëve.

“Shumë prej nesh në Serbi, përfshirë edhe veten, e konsiderojmë Kosovën vendin më të shenjtë të eksiztencës serbe, vendlindja e shtetit serb, vendlindja e kishës serbe, vendlindja e gjithçkaje që ne ndiejmë për veten tonë si një identitet etnik”, tha Jeremiç.

Videoja e plotë nga debati:

Momenti i pyetjes së studentit shqiptar minuta e 56:37.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME