Tuesday, April 30, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREMBAHET FESTIVALI I FILMIT TË ATHINËS NË NEW YORK, FILMI GJERMAN SPIKAT...

MBAHET FESTIVALI I FILMIT TË ATHINËS NË NEW YORK, FILMI GJERMAN SPIKAT ME TEMATIKËN “ ARDHJA E MOSHËS”.

“Coming of Age “ është konsideruar sinonim i jetës, një filëm i metrazhit të shkurtër që tregon aftësimin e njeriut me kalimin e viteve, si një nevojë për tu përshtatur me planetin tonë. Sipas regjizores gjermane, Katharina Schnekenbühl; Jeta është një seri hapash për tu bërë ata që duam të jemi.

Pengesat forcojnë aftësinë tonë për të mbrojtur veten, për të vërtetat tona dhe për botën në të cilën duam të jetojmë. Pavarësisht sa i madh apo i vogël është synimi ynë në jetë, ky është një nga ato filma që ka të bëj me inkurajimin dhe motivimin personal.

Skena e filmit zhvillohet nën çatinë e një pishine të brendshme, aty njihemi me historitë e tre personazheve të ndryshme. Lio tetë vjeçare dëshiron të notojë dhe pas shumë tentativave arrinë ta mësoj notin. Kira, një biznesmene kompetente, ndjek shpejtësinë e pakapshme të dallgëve, ndërsa pensionistja Frida dëshiron fshehurazi të kërcejë nga kulla 10 metra. Në mikrokozmosin e sallës së notit, secili zbulon se çfarë do të thotë të jesh i fortë sipas mënyrës së tij.

Në Premierën Ndërkombëtare të “Festivalit të Athinës të mbajtur në New York mes datave 29 shkurt – 3 mars në Barnard College, morën pjes shumë filma të metrazhit të shkurtër nga Evropa dhe Lindja e Mesme, regjizorët e të cilëve sollën problematika dhe këndvështrime të ndryshme nga të gjitha vëndet e botës, por filmi gjerman “ Coming of Age” spikati për shkak të tematikës e cila u konsideruar nga kritika si sinonim i jetës.

Në këtë premjer morën pjesë shumë artist ndërkombëtar aktor, regjizor dhe artëdashës, por nuk mund të lëm pa përmendur edhe skenaristen e filmit gjerman Nathalie Zeidler e cila ishte shumë e entuzjazmuar dhe producentet : Felix Sommer, Thomas Slatter. Ky produksjon u realizua me mbështetjen e Universitetit të Filmit dhe Televizjonit në München të Gjermanisë.

Gazetari i kulturës, Hazbi Dida – New York.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME