Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAbuzonte prej 11 vitesh me thjeshtrën, arrestohet 36 vjecari lushnjar.

Abuzonte prej 11 vitesh me thjeshtrën, arrestohet 36 vjecari lushnjar.

Një 36 vjecar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke pas denoncimit të thjeshtrës së tij. Ka qenë 25 vjecarja M. T, ajo që ka denoncuar në komisariatin e Eginas, se njerku i saj, Delin Beqiri, 36 vjec nga Bubullima e Lushnjes, për abuzim seksual prej vitit 2013. Ajo gjithashtu e denoncoi atë për përdorim dhe tregëtim droge, vepra që kanë ndodhur në dijeninë e nënës së saj, shtetases Dhurata Shpati, 50 vjece, nga Bubullima e Lushnjes.

Policia menjëherë ka kryer kontrolle në banesat e Beqirit e Shpatës, ku ka gjetur dhe sekuestruar 14 gram marijuan, 4 thika, 1 pistoletë sportive, 3 peshore, 1 grirës, 3 celularë dhe 15.000 euro.

Jashtë banesave janë gjetur të fshehura 1 kg 491 gram marijuanë. Gjithashtu Shpatit i janë sekuestruar edhe 3275 euro. Policia ka sekuestruar si provë materiale edhe të brendshme të 25 vjecares.

Gjatë marrjes në pyetje, 25 vjecarja tha se ajo kërcënohej nga Delin Beqiri përmes videove që ai kishte gjatë akteve, ndërsa disa herë si shpërblim i jepte para dhe dhurata.

Akti i fundit sipas saj, ka ndodhur midis orës 00.00 – 00.30 të 5 marsit, në banesën ku jetonin. 25 vjecarja ështe cuar për ekspertizë mjeko-ligjore ndërsa hetimet i ndjek Prokuroria e Pireut.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME