Ditën e sotme në GJKKO do të mbahet në orën 09:00 seanca gjyqësore për liderin e opozitës, Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi. Dyshja kanë kërkuar heqjen e masës arrest shtëpie, ndërsa çështja gjyqësore është bashkuar në një nga GJKKO.
Të dyja seancat u shtynë në datën 4 mars. Kërkesa e tyre për revokim të masës arrest me burg do të shqyrtohet sot nga gjyqtarja Irena Gjoka.