Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETU plagos pak më parë në qendër të Fierit, ndërron jetë në...

U plagos pak më parë në qendër të Fierit, ndërron jetë në spital 19-vjeçari

Një konflikt ka ndodhur pak minuta më parë në qendër te qytetit te Fierit.

Disa persona janë grindur mes tyre dhe pasi debati ka agravuar në përleshje fizike një prej tyre ka nxjerrë thikën dhe ka goditur një 19-vjeçar.

I mituri u dërgua në spital por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.

Burime policore pohojnë se shkaku i zënkës ka qënë mes autorit e viktimës për një like në rrjetin social facebook.

Të përfshirë në konflikt

Florjan Muka, autori 19 vjeç nga Fieri
Grei Bihuci, viktima 19 vjeç nga Fieri, nxëxnës në shkollën e mesme “Petro Sota”, dhe punonte kamarier në një lokal në qëndër të qytetit.
Olsi Serjani, i plagosuri 20 vjeç nga Mallakastra rri ne Fier. Ky ndërhyri për ti ndarë dy adoleshentët që po grindeshin mes tyre.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, në bulevardin “Jakov Xoxa”, shtetasi F. M., 18 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. B., 19 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Në spitalin e Fierit është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi O. S., 20 vjeç, i cili në momentin që ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin F. M, dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME