Friday, May 3, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTALufta mes bandash/ Shpërthim në një depo pijesh alkoolike në Athinë.

Lufta mes bandash/ Shpërthim në një depo pijesh alkoolike në Athinë.

Greqi -Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur rreth prës 03.00 të natës në rrugën Lagumixi në zonën Kalithea të Athinës.

Sipas informacioneve të para,lënda eksplozive ishte vendosur jashtë ambientit të depos dhe me gjasa shpertheu me telekomandë.

Shpërthimi ishte tepër i fuqishëm dhe dëmtoi mbi 10 makina si dhe theu xhamat e dhjetëra banesave. Për fat nuk pati dëme ne njerëz.

Policia thotë se akti ishte vepër e bandave rivale të cilat janë në një luftë të vazhdueshme për kontrollin e jetës së natës në athinë.

Edhe në të shkuarën depua në fjalë ka qenë objektiv në luftën mes bandave.
Tre vitet e fundit grupet mafioze po riformatohen mbas ekzekutimeve të ndodhura në athinë,ku janë vrarë dhjetëra mafiozë nga banda të ndryshme.

Ministri grek i mbrojtjes së qytetarit deklaroi se shteti u ka hapur luftë bandave dhe nuk do të ndalet derisa ti shkatërrojë ato.

Ekspertët thonës bandat janë në një betejë të përherëshme pasi në greqi aktiviteti i kundrabadës së naftës e kalon 1.5 miliardë euro.

Mbi 1miliard janë përfitimet nga kundrabanda e cigareve dhe afro 600 milionë përfitohen prej trafikut të pijeve alkolike dhe atyre freskuesen,ndësa trafiku i drogës dhe prositucionit e kalon 1 miliardë euro në vit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME