Operacion kundër prostitucionit në Fier, arrestohen dy motra kolumbiane

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier ka finalizuar një tjetër operacion kundër veprimtarisë së prostitucionit, duke vënë në pranga dy motra me origjinë nga Kolumbia.
Të arrestuarat janë shtetaset Dina Camarg 31 vjeçe, dhe Geraldina Calderon 20 vjeçe, të cilat sipas hetimeve të kryera nga policia ushtronin prostitucion në një banesë të marrë me qira dhe të përshtatur për këtë veprimtari.
Mësohet se dy motrat prostituta kishin rën në sy të banorëve të pallatit të hyrje daljeve të shumta të meshkujve në banesën e tyre çka ka bër që më pas të vihet në dieni policia. Për çdo mardhënie ato merrnin pagesën e 50 eurove për një orë, pohuan burime informacioni.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, shërbimet e policisë sekuestruan një shumë parash të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm, si edhe 6 telefona celularë.
Në vijim të veprimeve procedurale, policia procedoi penalisht edhe tre shtetas të tjerë për veprën penale të prostitucionit, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
Policia
Fier – Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Fier ka finalizuar operacionin e tretë kundër prostitucionit, duke arrestuar dy shtetase nga Kolumbia, shtetasja D.C, 31 vjeçe dhe D. C 20 vjeçe.
Sipas hetimeve, ato ushtronin prostitucion në një banesë të marrë me qira dhe të përshtatur për këtë veprimtari.
Gjatë operacionit u sekuestruan para të dyshuara si të përfituara nga kjo veprimtari dhe 6 telefona celularë, ndërsa u proceduan penalisht edhe 3 shtetas për veprën penale të prostitucionit.











