AKTUALITET
Aksident i trefishtë në aksin Gjirokastër– Tepelenë, përplasen tre mjete

Një aksident rrugor me përfshirjen e tre mjeteve është regjistruar në aksin nacional Gjirokastër– Tepelenë, në zonën e kthesës pranë ish-Divizionit, aty ku sot ndodhet Drejtoria e Policisë Kufitare.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete tip autoveturë dhe një fuoristradë në pronësi të një ushtarakeje. Përplasja ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në mjetet e përfshira.
Fatmirësisht, nga ky aksident nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes po hetohen nga shërbimet e Policisë Rrugore që kanë mbërritur në vendngjarje.







