KULTURË
Shuhet aktori Gjergj Lala

Është ndarë nga jeta në moshën 79 vjeçare,Gjergji Lala nga Lushnja.
Gjergj Lala është një aktor dhe regjisor i njohur shqiptar.
Ka luajtur shumë role në teatër dhe kinematografi. Më i përmenduri është roli i Mihal Gramenos në filmin “ Liri a Vdekje”.
Prej vitesh ai ka jetuar në Itali ku është aktivizuar në filma dhe telefilma të ndryshëm.
Sipas familjarëve, me kërkesën e tij,trupi do të prehet në vend lindje, pas ardhjes nga Italia ku jetonte.
Gjergji Lala ka pasur role në filmat :
Tokë e përgjakur (1976)
Nusja dhe shtetërrethimi (1978)
Liri a Vdekje (1979)
Gjurmë në kaltërsi(1981)
Në prag të lirisë, (1981)
Shtëpia jonë e përbashkët, (1982)
Një emër midis njerëzve (1983)
Lumi që nuk shteron (1989)









