POLITIKË

“Shqipëria nuk është në shitje’ jehon në Bruksel: Eurodeputetët kundër resortit në zonën e mbrojtur

Debati për projektet turistike në Sazan dhe Zvërnec ka kaluar kufijtë e Shqipërisë dhe ka mbërritur në Parlamentin Europian. Të martën, gjatë debatit për progresin e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian, disa eurodeputetë ngritën shqetësime për ndikimin mjedisor të investimeve të planifikuara në zonat e mbrojtura. Ata përmendën edhe protestat që prej javësh po zhvillohen në vend.

Një nga zërat më kritikë ishte eurodeputeti gjerman Sebastian Everding, zëvendëskryetar i Delegacionit BE-Shqipëri. Everding, i cili e nisi fjalën e tij duke thënë në shqip ““Shqipëria nuk është në shitje!”, iu referua protestave për mbrojtjen e Lagunës së Nartës, duke theksuar se mijëra qytetarë shqiptarë po kërkojnë transparencë dhe mbrojtjen e një prej zonave më të rëndësishme ligatinore të Mesdheut. Sipas tij, protesta ka tejkaluar dimensionin mjedisor dhe është kthyer në një kërkesë më të gjerë për llogaridhënie dhe respektim të interesit publik. 

Eurodeputeti paralajmëroi gjithashtu se korrupsioni dhe dëmtimi i mjedisit mund të minojnë besimin e qytetarëve te institucionet dhe te perspektiva europiane e vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button