Friday, December 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETBlindohet Shkodra/ Atentati ndaj studentit të policisë, gjenden 2 makina të djegura

Blindohet Shkodra/ Atentati ndaj studentit të policisë, gjenden 2 makina të djegura

Kanë dalë detaje të reja nga atentati që ndodhi rreth orës 19.30 të mbrëmjes së kësaj të marte në fshatin Grudë e Re të Shkodrës. Persona të paidentifikuar hapën zjarr ndaj 30-vjeçarit Gjon Nika dhe kunatit të tij, Gjergj Ndërshtiqa, 28 vjeç, student në Akademinë e policisë.

Burime nga policia e Shkodrës thanë se janë të dy të rinjtë kanë mbetur të plagosur dhe janë jashtë rrezikut për jetën në spital. Mësohet se studenti i plagosur Gjergj Ndërshtiqa është vëllai i drejtorit të Drejtorit të Drejtorisë së Transportit Rrugor. Në afërsi të vendit të ngjarjes janë gjetur 2 makina të djegura.

Njëra prej makiave dyshohet se u përket autorëve ndërsa tjetra është e personave të plagosur që ka marrë flakë pas breshërisë së plumbave. Brenda makinës së vënë në shenjestër kanë qenë 3 persona, por vetëm dy janë plagosur. Raportohet se në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja të shumta armësh.

Në drejtim të Shkodrës është nisur menjëherë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku dhe Drejtori i Krimeve të Renda. Raportohet se më herët u nisën Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale RENEA si dhe specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit. Forca të shumta të policisë janë duke kryer kontrolle në zonë për kapjen e autorëve.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME