Sunday, May 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETKardiokirurgu Edvin Prifti nxjerr përgjimet e SPAK mes tij dhe “Lindës”

Kardiokirurgu Edvin Prifti nxjerr përgjimet e SPAK mes tij dhe “Lindës”

Kardiokirurgu Edvin Prifti, i akuzuar nga SPAK për korrupsion dhe fshehje pasurie, ka publikuar në “Facebook”, një pjesë nga dosja e tij hetimore. Aty është dekriptuar një bisedë mes tij dhe një personi të identifikuar si “Linda” që duhet të jetë një paciente e tij.

Prifti shkruan se edhe një herë vërtetohet se ai nuk ka thënë asgjë të paligjshme, ndërsa i bën thirrje SPAK që të bëjë publike çdo video apo regjistrim me zërin dhe figurën e tij, ku të provohet se ka bërë diçka të paligjshme.

“Pergjim zyrtar me urdher gjykate 1! (te tjere si keto do te ndjekin) Pas me shume se 3 vjetesh me ne fund Spak na jep nje pjese te pergjimeve ku ne menyre te perseritur une them vecse gjera te ligjshme dhe etike. Ky jam une! Sigurisht keto nuk merren parasysh!? Me poshte eshte njera prej tyre e marre nga dosja perkatese.

Gjykojeni vete ju? Edhe njehere une i bej thirrje te hapur Spak qe te beje publike cdo video apo regjistrim me zerin dhe fytyren qe te kem bere qofte edhe elementin me te vogel te paligjshem. Dhe nese une nuk them te verteten dhe vetem te verteten ne dore e kane te shtojne edhe nje akuze tjeter per mashtrim apo falsifikim!.

Une do bej publike gjithshka qe ju te kuptoni te ardhmen tuaj te mundshme! p.s. shenimet dhe vizimet jane kryer nga vete Spak! Melodrama kthehet ne komedi dhe me pas ne tragjedi dhe ne fund ne nje butafori groteske!”, – shkruan mjeku Prifti.

BISEDA E PUBLIKUAR NGA DOSJA HETIMORE:

Edvin Prifti (A): Alo Linda?

B-Urdhëro

A – Se më mori vetë doktori Liu tani. Dëgjo tani, në QSUT nuk ka asnjë lloj detyrimi financiar, dakord.

B– Po e di e di

A– Më fal po ti nuk ke pse e bën, ti bësh unazë gjetiu, as operacionin. Gjithçka bëhet në QSUT pa pagesë. Ti mendoje vetë, në qoftë se do t’i bësh gjërat këtu, hajde që të sistemojmë gjërat e të zëmë radhën, të të ndihmoj unë maksimalisht. Dakord, mirë?

B– Tani do vij pas Vitit të Ri

A– Hajde pas Vitit të Ri dakord, por duhet të bësh diçka se nuk mund të rrish kështu, se mund të bësh infarkt.

B– E di, por unë mendova me i ba të gjitha atje, po se përballoja

A– Po jo moj jo s’ke pse bën gjëra nëpër struktura private

Pas 4 viteve hetim SPAK dërgoi për gjykim dosjen për kardiokirugun e njohur, ish shefi i Shërbimit të Kardiokirurgjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. SPAK e ka marrë të pandehur Priftin për 4 akuza, nga korrupsion pasiv, se ka marrë para për 7 ndërhyrje kirurgjikale në zemër pranë QSUT-së, tek vjedhje duke shpërdoruar detyrën, pastrim parash dhe fshehje të të ardhurave. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME