Sot në Ditën e Verës, banorët e ”Big Brother Albania Vip 3” nuk i lanë pas sherret dhe debatet. Ndaj për një episod mes Rikes dhe Eglës, në shtëpi ka ardhur një zarf i zi. Përmbajtja ka të bëjë me këtë skenë, ku Rikja i hodhi pana në kokë Eglës, dhe mes tyre situata u tensionua.
Ndërkohë në një ballafaqim mes tyre pas sherrit, Rike është shprehur se Egla e ka shtyrë dhe gërricur në duar. “Egla e sheh veten se si reagon, me duar. Ti mos më fol më. Edhe më shtyve, dhe më gërrice. Më ka gërrice”, i thotë banorja.
“Ka ardhur zarf i zi për të më nxjerrë nga gërricja që të kam bërë ty”, shprehet aktorja. “Ti je manipuluese, je si djalli që fryn në vesh”, përfundon Rike.