POLITIKËTOP-NEWS

Ilir Meta në Forumin XI Global të Bakusë/ Nismat e “Ballkani i Hapur” kanë dështuar.

Kënaqësi të merrja pjesë sot paradite në Forumin XI Global të Bakusë, në panelin e moderuar nga ish-Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, me temë “Perspektivat rajonale: Bashkimi Europian dhe fqinjët”.

Theksova se në rajonin tonë ka përpjekje për të nxitur konflikte artificiale që minojnë arritjet e deritanishme në rrugën e integrimit dhe kthejnë idetë shkatërrimtare të ndryshimit të kufijve në Ballkan.

BE duhet të të jetë më e vendosur për të shpejtuar zgjerimin me gjithë vendet e rajonit, pa lejuar askënd të sillet si një proxi e fuqive luftënxitëse.

Rivitalizimi i Procesit të Berlinit duhet të intensifikohet, ndërsa nismat përçarëse si “Ballkani i Hapur” kanë dështuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button