Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETShpërthimi me dy viktima në Lushnje, GJKKO liron administratorin e firmës Leonard...

Shpërthimi me dy viktima në Lushnje, GJKKO liron administratorin e firmës Leonard Gjini

Gjykata e Posaçme ka urdhëruar ditën e sotme lirimin e administratorit të firmës që po kryente punimet në magazinën e deputetit Bujar Çela, Leonard Gjinin. Në vendimin e marrë ditën e sotme, GJKKO ka theksuar se arrestimi i Gjinit është i paligjshëm. Ndërkohë që ka vazhduar me ndalimin për largim nga vendi për personat që ndodhen nën hetim Robert Kola, Kudret Sulo, Miklovan Petro, Eugert Sina dhe Ilmi Uku. Ndërkohë që deri më tani nuk ka asnjë masë për deputetin socialist Bujar Çela, i cili është dhe pronari i magazinës që ndodhi shpërthimi me pasojë vdekjen e 2 punëtorëve.

Njoftimi i SPAK:

1. Pranë Gjykatës së Posaҫme të Shkallës se Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar më datë 13.03.2024 është regjistruar kërkesa penale me objekt: 1. Rivlerësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale të caktuar ndaj personit nën hetim Leonard Gjini nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier me vendimin Nr. 373, datë 07.03.2024, si gjykatë jo kompetente për shkak të lëndës. 2. Rivlerësimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe të masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar nga nenet 233 dhe 242 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personave nën hetim Robert Kola, Kudret Sulo, Miklovan Petro, Eugert Sina dhe Ilmi Uku me vendimet nr. 351, datë 05.03.2024 dhe Nr. 62-20241308, datë 09.03.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier si gjykatë jo kompetente për shkak të lëndës.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenin 88 dhe 112 të K.Pro.Penale, me vendimin Nr. 24 Akti, datë 18.03.2024 vendosi:
1. Rivlerësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale të caktuar ndaj personit nën hetim Leonard Gjini nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier me vendimin Nr. 373, datë 07.03.2024 si gjykatë jo kompetente për shkak të lëndës.
1.1. Vleftësimin e paligjshëm të ndalimit të personit nën hetim Leonard Gjini, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” parashikuar nga neni 289/2 të Kodit Penal.
1.2. Të mos caktojë asnjë masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim Leonard Gjini pasi mungon dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” parashikuar nga neni 289/2 të Kodit Penal.
1.3. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim Leonard Gjini, nga ambjentet e paraburgimit nëse nuk mbahet apo nëse nuk duhet të mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.
2. Vazhdimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe të masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar nga nenet 233 dhe 242 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Robert Kola, me vendimet nr. 351, datë 05.03.2024 dhe Nr. 62-2024-1308, datë 09.03.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
3. Vazhdimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe të masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar nga nenet 233 dhe 242 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Kudret Sulo, me vendimet nr. 351, datë 05.03.2024 dhe Nr. 62-2024-1308, datë 09.03.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
4. Vazhdimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe të masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar nga nenet 233 dhe 242 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Miklovan Petro, me vendimet nr. 351, datë 05.03.2024 dhe Nr. 62-2024-1308, datë 09.03.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
5. Vazhdimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe të masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar nga nenet 233 dhe 242 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Eugert Sina, me vendimet nr. 351, datë 05.03.2024 dhe Nr. 62-2024 -1308, datë 09.03.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
6. Vazhdimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe të masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar nga nenet 233 dhe 242 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Ilmi Uku, me vendimet nr. 351, datë 05.03.2024 dhe Nr. 62-2024-1308, datë 09.03.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
7. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
8. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Tiranë, më datë 18.03.2024 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Nga shpërthimi i ndodhur në Lushnje mbetën të vrarë babë e bir, Roland dhe Elidon Hoxha. Gjithçka ndodhi teksa një vinç, ku ndodheshin dy viktimat Roland dhe Elidon Hoxha, po ngrinte një bombol oksigjeni që do të përdorej në lartësi për të kryer saldime, maja e mjetit të hekurt ka hasur në telin përcjellës të tensionit të lartë e për pasojë bombola ka shpërthyer. Babai ka ndërruar jetë në vinç, ndërsa i biri u transportua me ambulancë në drejtim të Tiranës, por fatkeqësisht rrugës ka ndërruar jetë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME