Policia italiane publikon pamjet e aksionit për arrestimin e ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, i cili u kap me 20 kg kokainë.
Mediet italiane shkruajnë se në rast se droga do të shitej në treg, do të kapte vlerën e rreth 1 milion eurove
Alb365 raportoi më herët se ish-kryebashkiaku u kap bashkë me nipin e tij.
Ata kishin blerë bimët e vogla në fidanishte, por më pas i vendosën në vazo më të mëdha që i blenë në një biznes lokal, në mënyrë që të fshihnin drogën brenda.
Para se të bëhej ndryshimi, pronari i fidanishtes lajmëroi policinë italiane, të cilët më pas arrestuan Kajmakun dhe nipin e tij. Operacioni për arrestimin e Kajmakut është kryer nga karabinierët italianë më 26 maj të këtij viti.