Monday, July 15, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETShqiptarët në New York kundër Skavicës: Rama, mos na provoko se të...

Shqiptarët në New York kundër Skavicës: Rama, mos na provoko se të del punë

‘Ruaje Drinin, ruaje Dibrën’, ‘Hiqja pritën Dibrës se do të dalë punë’, ‘Bechtel shko në shtëpi’ ‘Edi Rama mos na provoko se të del punë’, shkruhet në disa prej pankartave të tyre.

Komuniteti shqiptar në New Jork ka protestuar sot me pankarta në duar kundër ndërtimit të HEC-it të Skavicës. Me pankarta në duart e muzikë shqiptare në sfond, ata ecin në rrugët e Amerikës dhe kërkojnë që kompania Bechtel që i është besuar ky ndërtim, të largohet nga vendi. Qytetarët i drejtohen kryeministrit Edi Rama duke i thënë që të mos i provokojë.

‘Ruaje Drinin, ruaje Dibrën’, ‘Hiqja pritën Dibrës se do të dalë punë’, ‘Bechtel shko në shtëpi’ ‘Edi Rama mos na provoko se të del punë’, shkruhet në disa prej pankartave të tyre.

Projekti që parashikon ndërtimin e hidrocentralit do të bëjë evakuimin e mijëra banorëve nga shtëpitë e tyre. Gjithashtu HEC-i pritet të shkatërrojë ekosistemin përgjatë luginës së Drinit. Hidrocentrali i Skavicës sipas qeverisë është zgjidhja për krizën e energjisë elektrike pasi do të sigurojë 132 MË energji të rinovueshme, do të rrisë sigurinë e furnizimit me energji elektrike me 450 GËh/vit si dhe do të zvogëlojë rrezikun e përmbytjeve.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME