Fier – Policia ka ndaluar autorin e vënies së zjarrit në Peshtan. 47 vjeçari i ka vën zjarrin nga pakujdesia tokës së vet ku si pasojë dogji 100 rrënjë ullinjë në pronësi të tij por dhe 5 hektarë pyll.
Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një zjarr të rënë në fshatin Peshtanbregas, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë arrestuar shtetasin Juljan Metushi, 47 vjeç, pasi dyshohet se gjatë kohës që ka qenë duke punuar me motosharrë elektrike, është krijuar një shkëndijë dhe për pasojë ka rënë zjarr në tokë. Nga përhapja e flakëve për shkak të erës, janë djegur rreth 100 rrënjë ullinj, në pronësi të këtij shtetasi dhe të banorëve të tjerë të zonës, si dhe rreth 5 hektarë tokë me shkurre dhe bimësi të ndryshme.
Pakujdesia/Ndalohet 47 vjeçari, dogji ullinjtë e tij dhe 5 hektarë pyll
POSTIME TË NGJASHME