Admiruesit e çokollatës kanë një arsye më shumë që të gëzohen pas këtij lajmi!
Me sa duket, çokollata nuk përmbush vetëm atë shijen e ëmbëlsisë, por ka edhe vlera për shëndetin tuaj në shumë mënyra. Një kimikat i gjetur te çokollata, i quajtur teobrominë i sjell shumë përfitime trupit dhe trurit, kjo sipas një studimi nga “Zhengzhou University” në Kinë, rezultatet e të cilit janë publikuar në “Journal of Functional Foods”.
Kimikati, i gjetur në kokrrat e kakaos është anti-inflamator, i pasur me anti-oksidantë që ndihmojnë mbrojtjen e trurit nga Alzheimeri, njëkohësisht ndikon edhe në peshën trupore. Shkencëtarët thonë se teobromina ndikon në nivelet e larta të kolesterolit në gjak, si edhe në pjesën e aftësisë njohëse te njerëzit.
Ky përbërës mund të ndikojë në funksionin gjak-tru për të rritur potencialisht funksionin e trurit, si dhe përmirësimin e humorit që lufton depresionin. “Teobromina ka veti mbrojtëse për neuronet, si dhe shumë ndikime në kujtesën motorike dhe funksionet rregullatore njohëse,” thonë autorët e studimit.
Duke u nisur edhe nga ndikimi i ulët i efekteve anësore që mund të ketë çokollata në gjendjen e trupit të njeriut, sidomos nëse konsumohet në sasi të përshtatshme, teobromina shihet si agjent në parandalimin e çrregullimeve të lidhura me trurin.
Edhe pse mund të duket e çuditshme, ngrënia e çokollatës mund të ndihmojë edhe në humbjen e peshës, sepse teobromina ndihmon trupin që të shpërbëjë më shpejt yndyrat.
Për më tepër, çokollata forcon sistemin tuaj imunitar falë vetive inflamatore, thonë shkencëtarët!