Kanada – Një aksident i rëndë ka ndodhur në Mississuaga të Kanadasë mbrëmjen e së enjtes ku dy të rinj shqiptar humbën jetën.
Përplasja fatale me tre automjete ndodhi rreth orës 21:50 në cepin e Eglinton Avenue E. dhe Dixie Road.
Hetuesit besojnë se një automjet që shkonte në jug në Dixie Road bëri një kthesë majtas në Eglinton Avenue dhe u përplas me një Sedan të bardhë që shkonte në veri në Dixie, Cst.
Dy shqiptarët që udhëtonin me Sedanin e bardhë ndërruan jetë, sipas policia. Njëri ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa tjetri përfundoi në spital në gjendje të rëndë, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
Në kohën e aksidentit kryqëzimi u mbyll për të lejuar oficerët të hetojnë përplasjen.
Një faqe Facebook-u në e komunitetit shqiptar në Mississuaga publikoi foton e dy të rinjve, ku zbuloi identitetin e tyre dhe vendin ku jetonin në Shqipëri. Ata janë Klisi dhe Simon Dreshaj dhe janë nga Rapsha e Hotit.