Armando Broja u rikthye të merrte minuta me Fulhamin, që u mposht 0-1 nga Newcastle. Trajneri Marco Silva e aktivizoi sulmuesin e Kombëtares shqiptare vetëm në minutën e 85-të.
Pikërisht katër minuta pasi Bruno Guimaraes shënoi golin e fitores për bardhezinjtë e Eddie Howes. Broja prej dy ndeshjesh nuk grumbullohej as në stol nga trajneri Silva, i cili duket se nuk beson aspak te sulmuesi shqiptar.
Ky i fundit rrezikon të mbetet jashtë Europianit me këto ritme, vetëm në rast e Sylvinho do besojë shumë te ai.