Mbrëmjen e djeshme është plagosur rënë me armë zjarri në Bruksel Erion Hasanbelliu, i njohur ndryshe si Mikel Rakipllari.
Mediat belge bënin me dije se ishte bërë atentat ndaj një personi, i cili kishte mbetur i plagosur.
Policia belge ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur në kërkim.
Hasanbelliu është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi dyshohet të ketë qenë pjesë në disa vrasje.
Erion Hasanbelliu dyshohet se ka qenë shofer në ngjarjen kur ju bë atentat biznesmenit Sokol Çapjas, gjithashtu ka dyshime të forta se ai ka qenë pjesë në ekzekutimin e Bledar Muçës.
Kush është Erion Hasanbelliu
Erion Hasanbelliu u ekstradua nga Belgjika drejt Shqipërisë në 21 Tetor të vitit 2013-të pas kërkesës së Interpol Tirana në vitin 2013-të, pasi ai bashkë me të vëllain akuzoheshin se në vitin 2002, kanë vrarë në Belgjikë, Julian Çelën dhe kanë plagosur rëndë, Kasandër Noga-n. Vëllai i Erionit, Geron Hasanbelli është vënë në pranga në 14 qershor 2013, në rrugën e Barrikadave në Tiranë.
Arrestimi dhe ekstradimi i tij erdhi pasi Gjykata e Fierit, me vendimin e datës 7 shtator 2009, e ka dënuar me 25 vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale të “vrasje me paramendim për gjakmarrje e kryer në bashkëpunim”, “vrasje me paramendim për gjakmarrje“ e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”.
Sipas Policisë së Shtetit, Erion Hasanbelli në bashkëpunim me vëllain e tij Geron Hasanbelli kanë vrarë shtetasit Julian Çela dhe plagosur Kasandër Noga, ky i fundit dyshohet se ka lidhje të forta me botën e krimit.