Reali i Madridit triumfon 4-3 në ruletën e penalltive përballë Manchester City-t dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Championsit, ku e pret Bayerni i Mynihut.
Ndeshja e luajtur në Angli ishte mjaft emocionues, por koha e rregullt u mbyll 1-1. Los Blancos zhbllokuan llogaritë në minutën e 12-të, me anë të sulmuesit brazilian, Rodrygo. Kampionët e Europës rritën ndjeshëm presionin dhe iu afruan disa herë golit.
Barazimi i Manchester Cityt erdhi nga De Bruyne, i cili përfitoi pasi topi nuk u largua si duhet nga Rudiger. As koha shtesë nuk prodhoi gol, pavarësisht rasteve. Nga pika e bardhë më i saktë u tregua Real Madrid, që festoi në fund, falë dhe reflekseve të portierit Lunin.