Wednesday, May 1, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREReali gjysmëfinalisti i fundit në Champions, eliminon me penallti City-in

Reali gjysmëfinalisti i fundit në Champions, eliminon me penallti City-in

Reali i Madridit triumfon 4-3 në ruletën e penalltive përballë Manchester City-t dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Championsit, ku e pret Bayerni i Mynihut.

Ndeshja e luajtur në Angli ishte mjaft emocionues, por koha e rregullt u mbyll 1-1. Los Blancos zhbllokuan llogaritë në minutën e 12-të, me anë të sulmuesit brazilian, Rodrygo. Kampionët e Europës rritën ndjeshëm presionin dhe iu afruan disa herë golit.

Barazimi i Manchester Cityt erdhi nga De Bruyne, i cili përfitoi pasi topi nuk u largua si duhet nga Rudiger. As koha shtesë nuk prodhoi gol, pavarësisht rasteve. Nga pika e bardhë më i saktë u tregua Real Madrid, që festoi në fund, falë dhe reflekseve të portierit Lunin.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME