Një gjykatë në rajonin Komi të Rusisë më 24 prill lëshoi një urdhër arresti për Garry Kasparov, një politikan opozitar dhe bashkëthemelues i Forumit “Rusia e Lirë”, me akuzën e krijimit dhe drejtimit të një grupi terrorist.
Gjykata komunale e Syktyvkar lëshoi gjithashtu urdhër-arreste për disa politikanë dhe aktivistë të tjerë të opozitës ruse në ekzil me të njëjtën akuzë.
Muajin e kaluar, Rusia shtoi Kasparov në listën e saj të terroristëve dhe ekstremistëve, një veprim i përdorur përgjithësisht nga Kremlini për të goditur kundërshtarët politikë.
Kasparov, një ish-kampion bote në shah dhe kritik i hapur i Kremlinit, jeton në Shtetet e Bashkuara.