Sunday, May 5, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORERusi: Urdhër arresti për shahistin Garry Kasparov

Rusi: Urdhër arresti për shahistin Garry Kasparov

Një gjykatë në rajonin Komi të Rusisë më 24 prill lëshoi një urdhër arresti për Garry Kasparov, një politikan opozitar dhe bashkëthemelues i Forumit “Rusia e Lirë”, me akuzën e krijimit dhe drejtimit të një grupi terrorist.

Gjykata komunale e Syktyvkar lëshoi gjithashtu urdhër-arreste për disa politikanë dhe aktivistë të tjerë të opozitës ruse në ekzil me të njëjtën akuzë.

Muajin e kaluar, Rusia shtoi Kasparov në listën e saj të terroristëve dhe ekstremistëve, një veprim i përdorur përgjithësisht nga Kremlini për të goditur kundërshtarët politikë.

Kasparov, një ish-kampion bote në shah dhe kritik i hapur i Kremlinit, jeton në Shtetet e Bashkuara.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME