Anëtarët e Këshillit Bashkiak të Bashkisë Tiranë po tentojnë të hyjnë në godinë.
Dorian Teliti dhe Tedi Blushi janë vendosur para kordonit policor.
“Kanë bunkerizuar bashkinë dhe i kanë vendosur zinxhirë derës. Drejtori i Policisë na jep arsyen përse nuk po na lini të hyjmë në godinë e të kryejmë detyrën”, tha Teliti