Sipas studimit të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për sjelljen shëndetësore të fëmijëve të moshës shkollore, vihet re se afro gjysma e djemve 15-vjeçarë rezultojnë se kanë konsumuar alkool. Konkretisht, 45% e djemve dhe 36 % e vajzave të kësaj grupmoshe.
Te dhënat janë pozitive përsa i përket raportit të Shqipërisë me vendet e rajonit. Në listën e 44 vendeve, Shqipëria ndodhet e 39 për konsumin e alkoolit tek 15-vjeçarët. Greqia ndodhet e 3, e ndjekur nga italia në vendin e 9, Serbia në vendin e 17, dhe Maqedonia e Veriut në vendin e 35.
Sipas OBSH, tendeca më e lartë e konsumit të alkoolit vihet re tek ata fëmijë që vijnë nga familje të pasura, megjithatë pothuajse gjysma e vendeve në raport nuk tregojnë dallime midis adoelshentëve që vijnë nga familjet me të ardhura të ulëta, të mesme apo të larta. Në rang rajoni, OBSH ngre alarmin pë rritjen e përdorimit të alkoolit dhe cigareve elektronike në Europë.