Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETEmri/ U rrah barbarisht, ‘killeri’ shqiptar ndërron jetë në burgun e Parmës

Emri/ U rrah barbarisht, ‘killeri’ shqiptar ndërron jetë në burgun e Parmës

Që prej 2016-s ishte shtruar në spitalin e burgut të Parmës.

I dënuar për vrasje të dyfishtë, Dritan Demiraj u rrah barbarisht nga një tjetër i dënuar, aq sa ra në koma, e më pas humbi tërësisht kujtesën.

I shndërruar në hijen e vetes së tij, i paaftë për të kujtuar edhe shkaqet që e çuan pas hekurave, më 25 prill zemra e shqiptarit reshti së rrahuri duke mbyllur përfundimisht kapitullin e vrasjes së dyfishtë të Lidia Nusdorfi, ish të-fejuarës së Demirajt dhe partnerit të saj të ri Silvio Mannina, në atë që nga shtypi i asaj kohe e cilësonte si “killeri i liqenit Azzurro”.
Një fat ironik ai që goditi si ish-pastiçierin shqiptar, ashtu sikurse edhe bashkëpunëtoren e tij kryesore, Monica Sanchi, e cila vdiq po në burg në 2019-n nga kanceri. Ajo ishte dënuar me 30 vjet burg. Nga ajo vrasje e dyfishtë, i vetmi që po shlyen ende dënimin me burgim të përjetshëm është daja i Demirajt, Sadik Dine, i shpallur edhe ai fajtor për ngjarjen makabre.

Lidia Nusdorfi u vra me një seri goditjesh me thikë në stacionin e Mozzate, në provincën e Como-s, në mars të 2014-s, një ditë pasi shqiptari kishte vrarë Silvio Mannina-n. Trupi i këtij të fundit u gjet i varrosur në një moçal në liqenin Azzurro, në Santarcangelo. Para se të vritej, ai ishte torturuar barbarisht./tvklan.al

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME