Vajza 12-vjeçare e Beyoncé dhe Jay-Z, Blue Ivy Carter do të marrë pjesë në filmin e ardhshëm “Mufasa: The Lion King”.
Blue Ivy shoqëroi nënën e saj në skenë në turneun botëror në 2023, duke u shfaqur si një nga kërcimtaret mbështetëse të Beyonce. Tani ajo do të nisë karrierën e saj të aktrimit. Blue Ivy Carter do të jetë zëri i vajzës së Simba dhe Nala, Kiara, në filmin e ri të Disney bazuar në ‘The Lion King’.
‘Mufasa: The Lion King’ është drejtuar nga Barry Jenkins dhe tregon marrëdhënien midis Mufasa dhe vëllait të tij Scar.