Bayerni dhe Real Madrid nuk shkojnë më shumë se një barazim spektakolar 2-2 në duelin e parë në “Allianz Arena”.
Bayerni e nisi më mirë ndeshjen duke krijuar shanse të shumta shënimi në 20 minutat e para, por fati nuk ishte në anën e tyre. Gjithsesi golin do ta gjente skuadra e Ancelottit, që do të zhbllokonte ndeshjen me Vinicius Junior pas një pasimi fantastik nga Toni Kroos.
Bayerni përmbysi gjithçka në pjesën e dytë ndaj Realit në harkun e 3 minutave. Në minutën e 53-të, Leroy Sane me një aksion të bukur personal e dërgon topin në cepin e portës duke shtangur portierin Lunin.
Gardiani i madrilenëve kishte jo pak faj në këtë rast. 3 minuta më pas do të ishte Harry Kane që do të shënonte nga pika e bardhë, pas një penalltie të fituar nga Musiala.
Në minutën e 83-të, Reali fitoi penallti, të cilën do ta kthente në gol Vinicius Junior. Në këtë mënyrë gjithçka do të vendoset në “Santiago Bernabeo”.