Tuesday, May 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREBayern dhe Real barazim spektakolar në Mynih, ekipi finalist vendoset në Madrid

Bayern dhe Real barazim spektakolar në Mynih, ekipi finalist vendoset në Madrid

Bayerni dhe Real Madrid nuk shkojnë më shumë se një barazim spektakolar 2-2 në duelin e parë në “Allianz Arena”.

Bayerni e nisi më mirë ndeshjen duke krijuar shanse të shumta shënimi në 20 minutat e para, por fati nuk ishte në anën e tyre. Gjithsesi golin do ta gjente skuadra e Ancelottit, që do të zhbllokonte ndeshjen me Vinicius Junior pas një pasimi fantastik nga Toni Kroos.

Bayerni përmbysi gjithçka në pjesën e dytë ndaj Realit në harkun e 3 minutave. Në minutën e 53-të, Leroy Sane me një aksion të bukur personal e dërgon topin në cepin e portës duke shtangur portierin Lunin.

Gardiani i madrilenëve kishte jo pak faj në këtë rast. 3 minuta më pas do të ishte Harry Kane që do të shënonte nga pika e bardhë, pas një penalltie të fituar nga Musiala.

Në minutën e 83-të, Reali fitoi penallti, të cilën do ta kthente në gol Vinicius Junior. Në këtë mënyrë gjithçka do të vendoset në “Santiago Bernabeo”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME