Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREBardhi: Qëllimi i Bashës tani është të mbajë PD të përçarë

Bardhi: Qëllimi i Bashës tani është të mbajë PD të përçarë

Gazment Bardhi ishte krahu i djathtë i Lulzim Bashës kur ky i fundit drejtonte Partinë Demokratike. Ai qëndroi në krah të tij edhe kur nisi përçarja e madhe mes demokratëve. Por më pas u largua nga Basha dhe sot nuk komunikojnë me njëri – tjetrin pasi Bardhi është bashkuar me Berishën dhe drejton grupin parlamentar të Partisë Demokratike.

“Unë kam menduar një rrugë tjetër të mënyrës si do duhet të zgjidhej çështja e PD, kam luftuar gjithmonë për bashkimin e PD. Nuk llogaris dot që një parti e ndarë në 7 copa e mund Edi Ramën. Kam kuptuar që qëllimi i tij (i Lulzim Bashës) nuk është forcimi i PD, ishte të mbante të përçarë PD. Kjo bie ndesh me atë mirënjohje që unë kam ndaj sakrificës të secilit anëtar partie. Më thoni një gjë që ka bërë kundër qeverisë së Edi Ramës?

Merret çdo ditë me sulmet ndaj Partisë Demokratike. Basha është rikthyer në një proces që unë e kam kontestuar. Kam besuar që beteja që ne nisëm në Shtator 2021 ishte për ta forcuar, dhe kam hequr dorë menjëherë, se unë nuk jam i verbër, kur pashë që partia po shuhej”, – u shpreh Gazment Bardhi në emisionin “Opinion”.

Bardhi tha se ka bërë një kallëzim në SPAK për të rihapur dosjen 335/1, për të rifilluar në këtë mënyrë hetimet për laboratorin e kokainës në Xibrakë. Bardhi thotë se hetimet e thelluara nga drejtësia do të zbulojnë përfshirjen e Olsi Ramës, vëllain e kryeministrit, në trafikun e drogës. Teksa SPAK tha se nuk ka asnjë kallëzim të ri nga Bardhi, ky i fundit pretendon të kundërtën, duke theksuar se ka kërkuar rihapjen e hetimeve dhe se nuk ka bërë një kallëzim të ri.

“Nuk ka një përgjigje të asaj natyre të SPAK, atë që kam thënë e kam bërë në datën 29 dhe është marrë në dorëzim nga SPAK… Ajo që ka thënë SPAK nuk ka thënë se nuk i është drejtuar SPAK, por që nuk ka një kallëzim të regjistruar në regjistrat e veprave penale që është fazë paraprake për të hapur një kallëzim të ri penal. Ajo që ka bërë Bardhi ka dorëzuar një kallëzim që kërkon rihapjen të dosjes 3356 që është dosja e Xibrakës. Kam përcjellë një kallëzim duke kërkuar rihapjen e dosjes 335/1. nëse ka apo jo kallëzim për rihapjen që ka kërkuar Gazment Bardhi, për dosjen 335/1, do e shikoni në vazhdim”, – tha Bardhi. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME