Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITET“Mjaft, jep dorëheqjen!”, opozita mobilizohet për protestën e radhës kundër Veliajt

“Mjaft, jep dorëheqjen!”, opozita mobilizohet për protestën e radhës kundër Veliajt

Teksa nesër mbahet protesta e radhës nga opozita, koordinator i Rajonit të Tiranës, njëkohësisht shef i Organizimit në Partinë Demokratike të Shqipërisë, Klevis Balliu, së bashku me të deleguarin politik të Tiranës, Belind Këlliçi, kanë ngjitur në autobusë të ndryshëm në Tiranë posterin ku kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj.

“Mjaft, jep dorëheqjen!”, ka në përmbajtjen e tij posteri kundër Veliajt. Posterat janë ngjitur edhe nëpër pika të ndryshme nëpër qytet si dhe në tabelat e afishimit të reklamave të ndryshme. Në videon e publikuar në rrjetet e tyre sociale jepen mesazhet për protestën e paralajmëruar nga opozita që do të mbahet para godinës së bashkisë.

Në protestat e mëparshme nuk kanë munguar episodet e përplasjes së protestuesve me efektivët e policisë, si dhe janë hedhur kokteji molotovi në drejtim të godinës së bashkisë. Opozita kërkon largimin e Veliajt, pasi e akuzon si të përfshirë në çështjen e inceneratorëve dhe se qëndron pas abuzimit për të cilin janë akuzuar dhe arrestuar disa ish-drejtorë të bashkisë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME