KRYESORE

Levan – Tepelenë, digjet makina afër Poçemit

Fier – Një automjet tip golf ka marr flakë në ecje pasditen e sotme  në autostradën Levan – Tepelenë në afërsi të Kthesës së Poçemit.

Burime informacioni nga Drejoria e Policisë Vendore pohuan për ALB365 se makina ka qen në lëvizje . Drejtuesi i automjetit kur ka parë tymin në pjesën para makinës ka hapur krahun e ka ndaluar mjetin duke njoftuar policinë.

Kanë qenë forca të policisë dhe zjarrfikseve që kanë shkuar në vendngjarje për të shuar flakët në automjet dhe për të përcaktuar rrethanat se përse ka ndodhur zjarri.

Po këto burime informacioni pohuan se ka pasur vetëm dëme materiale dhe jo dëme në njerëz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button