Sunday, May 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETKëlliçi: Të martën, padi në SPAK për lidhjet e Veliajt me ‘Ndrangheta

Këlliçi: Të martën, padi në SPAK për lidhjet e Veliajt me ‘Ndrangheta

I deleguari politik për Tiranën, njëkohësisht edhe anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi është shprehur se, të martën do të paditet sërish Erion Veliaj në SPAK për lidhjet e tij me ‘Ndrangheta-n italiane. Ai shtoi se nuk do të ndalen deri në dërgimin para drejtësisë të Erion Veliajt për këtë skemë kriminale të cilën e cilësoi një vjedhje të padëgjuar dhe e paprecedentë jo vetëm në vendin tonë, por edhe në Ballkan.

“Nesër ne do të depozitojmë në SPAK një kallëzim të ri për Erion Veliajn, për lidhjet e tij me ‘Ndrangheta-n, për lidhjet e tij kriminale me kompaninë ECO Tirana të themeluar në vitin 2017 me Vladimir Fezga, i cili rezultonte se nga viti 2013-2016 si një person i paguar me mijëra euro nga kompania AMIA Verona për llogari të kësaj kompanie, e cila është një kompani që është e lidhur drejtpërdrejt me Ndraghetën italiane dhe është një kompani ku edhe miku personal me Erion Veliajn, Flavio Tosi është ndaluar nga policia italiane për lidhjet e tij me mafian italiane dhe vijojmë aksionin në orën 11 para bashkisë së Tiranës.

Nuk ndalemi deri në dërgimin para drejtësisë të Erion Veliajt për këtë skemë kriminale vjedhje e padëgjuar dhe e paprecedentë jo vetëm në vendin tonë, por edhe në Ballkan dhe gjetkë. Unë jam thellësisht i pakënaqur për punën e SPAK në lidhje me inceneratorin e Tiranës. Kemi depozituar në 6 muaj e fundit, 1200 faqe, prova të pakontestueshme tek prokurori Dritan Premçi, i cili ka firmosur fletëthirrjen për Veliajn para SPAK dhe nëse nuk paraqitej do të shoqërohej me polici.

Por Premçi në dosjen e dhjetorit ku u ndaluan 15 persona për inceneratorin e Tiranës, çuditërisht ka hequr fashikuj dhe fakte që vetë Altin Dumani i kishte përfshirë në dosjen për Arben Ahmetaj, ku citohej nominalisht 11 herë Erion Veliaj si personi që kishte iniciuar procedurën, që kishte mbajtur komunikim me Ministrinë e Financave dhe citohej korrespondenca e tij me dy ministra, Shkëlqim Cani dhe Arben Ahmetaj’, – tha Belind Këlliçi gjatë debatit në emisionin “Çim Peka LIVE” në SYRI TV

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME