Sunday, May 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREDeputetët i mundon misteri, Rama ruan sekretin për sot

Deputetët i mundon misteri, Rama ruan sekretin për sot

Edi Rama ka njoftuar sot një takim me grupin e tij parlamentar dhe ministrat në Kryesinë e Kuvendit.

Detaje shumë nuk dihen, por vetë kryeministri ka thënë sot se do të ketë një adresim të tij, pra një fjalë të transmetuar direkt në media për qeverisjen, ligjin, korrupsionin dhe një nismë të re kombëtare për projektin që socialistët e quajnë “Shqipëria 2030”.

Lapsi.al kontaktoi me disa deputetë e përfaqësues të mazhorancës për të mësuar më shumë detaje rreth këtij takimi, por të gjithë ishin të paqartë e në mungesë informacioni.

Iu ishte kërkuar vetëm të ishin të pranishëm në takim, por jo çfarë ka me kaq urgjencë i pari i tyre. Lapsi.al mëson gjithashtu se përpara takimit të orës 10:00, Rama do të ketë një takim paraprak të shkurtër në zyrën e Lindita Nikollës me një grup më të ngushtë të mazhorancës.

Nuk dihet çfarë do të diskutohet, por me gjasë ky takim është për të koordinuar diçka që Rama do ta adresojë në fjalimin publik të orës 10:00.

Sigurisht kur është fjala te drejtësia, mos prisni ndonjë refren tjetër. Ai do të përsërisë të njëjtën këngë bajate me të cilën mbulon në publik qeverisjen e tij kleptokrate, se janë disa që hanë kumbulla e dardhë pas shpinës së tij, por ai vetë nuk di gjë.

Edhe kur hajdutët e Lalit dalin në mexhelis, prapë Rama do t’i dalë në mbrojtje delfinit të tij politik.

Thënë këto, zor se mund të ketë ndonjë gjë të re për korrupsionin endemik në qeverisjen e tij, thjesht mund të dëgjojmë të njëjtën këngë bajate të tij.

Qameti do mësojmë ndonjë nga ato nismat e Këshillimit Kombëtar të famshëm, ku edhe aty pati abuzim tenderash e rezultatesh ose do njihemi me ndonjë iniciativë të re të përdorimit të inteligjencës artificiale në qeverisje.  Të presim deri nesër! 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME