Forcat RENEA dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë po vazhdojnë operacionin për arrestimin e autorit të vrasjes së efektivit të policisë në Fier, Azgan Mërnica.
Në kuadër të hetimeve për të zbardhur për vrasjen e policit të Shqiponjave, Novruz Cenalia, është ngritur një grup i posaçëm hetimor.
Polici i vrarë ka shtëpinë rreth 500 metra nga vendi i ngjarjes dhe ka qenë duke shkuar me makinë në punë, në rrugë është ndeshur me autorin.
Ndërsa ende nuk dihet motivi i qartë i vrasjes dyshimet lidhen ose për shkak të detyrës së policit ose për shkak të një konflikti të çastit.
Në Policinë e Fierit ndodhet edhe Drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani.