Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREDemaskimi: Si e mbushi me administratë Rama stadiumin në Athinë

Demaskimi: Si e mbushi me administratë Rama stadiumin në Athinë

Emisioni “Piranja” publikoi një video-përgjim me drejtorin e Teatrit të Fierit, ku ky i fundit thotë se “s’ka ngelur njeri në Fier”.

Nga biseda me gazetarin e infiltuar, burri në moshë tregon se ka pasur mobilizim të madh nga administrata për të shkuar dhe për të mbushur stadiumin në Athinë, ku një ditë më parë Rama mbajti fjalimin. 

Salla e stadiumit “Galatsi” në Athinë, ku kryeministri Edi Rama zhvilloi takimin me shqiptarët në Greqi, ishte mbushur dje.

Por a ishin të gjithë të pranishmit emigrantë shqiptarë, ashtu siç do të donte qeveria për të treguar suksesin e takimit?

Provat e mbledhura nga emisioni “Piranja” tregojnë se jo. Shikoni videon:

Biseda në stadiumin “Galatsi” mes gazetarit dhe një prej të pranishmëve:

Gazetari: Nga të kemi?

Drejtori i teatrit në Fier: Nga Fieri.

Gazetari: Keni ardhur shumë nga Fieri?

Drejtori i teatrit në Fier: Sa të duash ka.

Gazetari: Paskeni ardhur me rini, e paskeni bllokuar krejt. Me ça merreni?

Drejtori i teatrit në Fier: Unë jam drejtor i teatrit të Fietit. Këta janë çunat tanë të qendrave kulturore.

Gazetari: Me dëshirë apo…

Drejtori i teatrit në Fier: Të dyja bashkë. Si gjithë estrada. E bëre fotografinë, i thua ja isha. Në rregull vëlla, mirupafshim.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME