Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETE-mail kërcënues për bomba në shkollat e Tiranës, policia kryen kontrolle

E-mail kërcënues për bomba në shkollat e Tiranës, policia kryen kontrolle

Një e-mail i mbërritur në adresë të Policisë së Shtetit ka ngritur alarm në strukturat ligjzbatuese, ku paralajmërohej për sulme me bomba në shkolla. Policia ka kryer kontrolle dhe nuk është konstatuar gjë. Mendohet se kemi të bëjmë me një sulm kibernetik.

Pa përmendur emra shkolle specifikisht, duket se një grup radikal ekstremist tenton të përhapë panik, duke paralajmëruar se ‘gjaku i mësuesve do të derdhet në shkolla’, apo duke e krahasuar me rastin e sulmit në Nicë të Francës.

E-mail ka shkuar në adresën e Policisë së Shtetit, por më pas rezultoi se ishte fals. Sakaq, Krimi Kibernetik në Policinë e Shtetit ka nisur hetimet për zbulimin e autorëve që kanë dërguar e-mailin në fjalë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME