Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETArrest me burg vendosi gjykata e Fierit për Azgan Mërnicën, vrasësin e...

Arrest me burg vendosi gjykata e Fierit për Azgan Mërnicën, vrasësin e policit Novruz Cenaliaj.

Fier – Arrest me burg vendosi gjykata e shkalles pare Fier per Azgan Mërnicën autorin e vrasjes së policit të repartit shqiponja të policisë Fier Novruz Cenaliaj tre ditë më parë në fshatin Baltëz

Gjyqtare e çështjes është Dajana Ndrea ndërsa akuza përfaqsohej nga Denis Hyka. Avokat mbrojtës i të pandehurit Azgan Mërnica ka qënë Xhevair Morina por që nuk eshte paraqitur duke u zevendesuar me avokaten Arvenola Dore.

Proçesi gjyqësor është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie ku aitori i dyshuar kish veshur antiplumb, ndërkohë që në vende të ndryshme jasht gjykatës ka pasur edhe familjarë të të akuzuarit për vrasje.

Gjyqtaria e çështjes Dajana Ndrea pasi ka dëgjuar akuzën e përfaqsuar nga Denis Hyka dhe avokaten Arvenola Dore vendosi: arrest me burg. Akuzohet plr vrasje të uniformës blu të policisë shtetit dhe armë mbajtje pa leje.

Azgan Mërnica 23 vjeç tre ditë më parë vrau me armë zjarri pistoletë me një plumb në kokë 28 vjeçarin Novruz Cenalia polic i repartit shqiponja në policinë e Fierit në fshatin Baltëz pas një grindje të çastit që zgjati vetëm 20 sekonda.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME