Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETVrasja e policit Cenalia/ Flet avokati i 23 vjeçarit Azgan Mërnica, gjykata...

Vrasja e policit Cenalia/ Flet avokati i 23 vjeçarit Azgan Mërnica, gjykata nuk më njoftoi

Fier – Xhevair Morina me profesion avokat ka qënë i “pajtuar” nga familjarët e 23 vjeçarit Azgan Mërnica, autori që tre ditë më parë vrau policin Novruz Cenalia por ai pohonë se nuk është njoftuar që mesditën e sotme do të zhvillohej masa e sigurisë për klientin e tij.

Ja çfarë ka pohuar avokati Morina

Unë isha ne momentin e vetdorzimit dhe ne arrestimin e tij. Nuk kisha njoftim per seancen , nuk e di pse e kanë ngutur sepse kanë pas afat , duhet te njoftohet te paktën nje ditë me parë mbrojtesi qe ta organizoj punen e vet .
Gjykata nga momenti i dorzimit te kerkeses se prokurorit ka 48 ore afat kohë e mjaftueshem per tu njoftuar.

Gjykata nga qe ka avokat verdallë dyerve te gjykates e merr lehtë, nuk njofton ne kohë se gjejne plot kryesisht. Jemi bërë ne avokatët si puntoret e Omonias , kur te duhen i gjen . Pastaj kur janë ceshtje sensitive ngecen . Por me njoftimin e ka vet gjykata fajin. Si nuk do vija une po ta dija, kur shkova negociova per ta vetdorëzuar dhe ndenjta zgjuar deri ne mengjes naten e vetdorzimit?!

Nga biseda me të , avokat Morina pohoi se klienti i tij është penduar për atë që ka bërë, armën e krimit (postoletën) nuk është gjendur akoma sepse pasi ka lënë mamanë dhe makinën tek shtëpia e gjyshit, e ka flakur në tokat që ka kaluar nga fundi i fshatit Sulaj.

Policia ka shkuar për të kontrolluar të gjej armën por kërkimet pa rezultat

Ai ishte fshehur në ferra e kanale pranë lumit Seman, ka qën me pantallona të shkurtëra, nuk kish ngrënë për dy ditë dhe ka mbajtur trupin gjallë me ujë kanali.
Pasi kan negociuar ai është dërguar në banesë, është ndërruar, ushqyer e më pas në prezencë të avokatit dhe negociatorit i është dorëzuar forcave RENEA e më pas policisë së Fierit.

Sot gjykata e Fierit vendosi masën e sigurisë arrest me burg për 23 vjeçarin Azgan Mërnica

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME