Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTAGruaja shqiptare masakrohet me thikë nga ish-burri në Britani sapo la fëmijët...

Gruaja shqiptare masakrohet me thikë nga ish-burri në Britani sapo la fëmijët në shkollë

Mediat britanike raportojnë një ngjarje të rëndë të ndodhur në qytetin e Luton. Një grua me origjinë shqiptare është goditur disa herë me thikë pranë një shkolle fillore në momentin kur fëmijët ishin duke hyrë në mësim. Sipas të njëjtave burime, ajo u ndoq në rrugë nga person që më pas e kapi nga fyti. Burime në vendin e ngjarjes thanë se gruaja, identiteti i së cilës nuk dihet, banonte në zonën aty pranë.

Ajo ishte duke dërguar fëmijët e saj në shkollë, por përfundoi e shtrirë në rrugë në një pellg gjaku. Dëshmitarët thanë se ajo u dëgjua duke bërtitur: “Më ndihmoni, më ndihmoni… po më humbet gjaku”. Policia e Bedfordshire konfirmoi se ajo u dërgua në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Sipas të njëjtave burime, një burrë u arrestua pak më vonë. Banorët e zonës thanë se gruaja kishte pasur edhe më herët probleme me një ish-bashkëshort, i cili shkonte në adresën e saj dhe ishte bërë i dhunshëm.

Police officers and forensic officers by a forensic tent at the scene in Luton, where a woman has been seriously injured in a stabbing near a school today

“Ishte e tmerrshme, brutale. Gruaja u ndoq në rrugë nga një burrë, i cili e arriti atë dhe e kapi nga fyti. Më pas i vuri dorën në gojë për ta ndaluar të bërtiste. Më pas ai e goditi me thikë disa herë në të gjithë trupin e saj duke e bërë atë të rrëzohej në tokë” – tha një dëshmitar për Daily Mail.

Another look at the forensic officers on Dunstable Road. The stabbing took place at 8.30am during the school drop-off

“E pashë gruan të shtrirë në trotuar. Ajo po qante dhe bërtiste: “Më ndihmoni! Më ndihmoni” në anglisht. Ajo gjithashtu bërtiste “Po më humb gjaku”. Unë njoh njerëz afër vendit ku ajo jeton dhe mesa duket është me origjinë nga Shqipëria. Ajo jeton me fëmijët e saj që shkojnë në shkollën lokale. Ajo u sulmua menjëherë pasi i kishte lënë ata në shkollë. Gruaja ka pasur të gjitha llojet e problemeve me ish-bashkëshortin e saj që u shfaq dhe u bë i dhunshëm dhe agresiv” – tha një grua.

Policia ka thënë se fëmijët ishin të sigurt në shkollë dhe se ngjarja nuk kishte lidhje me ta. Oficerë policie janë vendosur të qëndrojnë në zonë për t’u siguruar. Një zëdhënës i policisë tha se: “Policia e Bedfordshire po heton goditjen me thikë të një gruaje pranë një shkolle në Dunstable Road, Luton pak pas orës 8:30 të mëngjesit të sotëm. Viktima është dërguar në spital me lëndime të rënda. Një person është arrestuar dhe aktualisht ndodhet në paraburgim nga polici. Të gjithë fëmijët janë të sigurt brenda shkollës dhe nuk ka asnjë kërcënim më të gjerë për publikun. Policia do të mbajë një prani të fortë në zonë për t’u siguruar

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME