Marina Vjollca po rikthehet. Flasim për rikthim jo vetëm në ekran, por tek një dashuri e vjetër. Thuhet se ajo do jetë moderatore e emisionit sportiv dedikuar “Kampionatit Europian” në Tv Klan.
Shqiptarët do të mund të ndjekin ndeshjet e kombëtares kuqezi si dhe të gjithë skuadrave të tjera pjesëmarrëse në “Kampionatin Europian 2024” në Gjermani në Tv Klan këtë vit.
Ky emision rikthen Marinën te sporti pas 7 viteve. Ajo ka qenë bashkëmoderatore e emisionit sportive në Top Channel “Procesi Sportiv” krah Ed Manushit.