Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETVetëvrasja e polices në Tiranë, shoqërohet i dashuri i saj

Vetëvrasja e polices në Tiranë, shoqërohet i dashuri i saj

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi pasditen e sotme në Tiranë ku efektivja 21-vjeçare Aldorjana Loshi i dha fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri. Ngjarja ndodhi në banesën e saj në rrugën “Ali Demi”, ku efektivja jetonte e vetme, ndërsa mësohet se lidhur me rastin Policia e Tiranës ka shoqëruar të dashurin e 21-vjeçares, pasi dyshohet se kanë pasur një debat së fundmi me njëri-tjetrin.

Nga raportimet paraprake thuhet se debati me të dashurin dyshohet se mund të ketë qenë arsyeja që mund të ketë çuar efektiven drejt aktit të rëndë. Ndërkohë pritet që i riu të merret në pyetje për të mësuar më shumë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME